17 aktakuza me 18 lëndë kundër 94 personave dhe 7 firmave

Prokuroria Publike Speciale deri më tani ka ngritur 17 padi për 18 lëndë kundër gjithsej 94 personave fizik dhe 7 subjekteve juridike. Kështu tha prokurorja speciale Katica Janeva në konferencën për shty të mbajtur të enjten, një ditë para kalit të afatit për ngritjen e aktakuzave nga PSP.  Përveç këtyre aktakuzave , është edhe aktakuza për rastin “Transporter” dhe dy aktakuza tjera që tani më ndodhen para gjykatës. “Bëhet fjalë për keqpërdorim të kapaciteteve institucionale nga ana e individëve, por edhe nga organizata dhe grupe”, tha Janeva. Ajo tha se edhe pse është dashur kohë e mjaftueshme për hetim dhe argumentim, rezultat e punës 10 mujore janë prezantuar dhe dokumentacioni dëshmues është vëllimor. Janeva më tej theksoi se në gjyq do t’i mbrojnë fortë aktakuzat, sepse të njëjtat janë të bazuara. Ajo tha se lëndët me 20 kuti dëshmi do t’i dorëzohen Gjykatës penale të Shkupit. “As dita e sotme, as 30 qershori, por as edhe 1 korriku nuk ndryshon asgjë në faktin se kjo Prokurori speciale ka kapacitet dhe do të vazhdojë përmes hetimeve të thella dhe të pavarura për veprat penale për të cilat ka ingjerenca”, theksoi prokurorja. Për lëndën “Talir” lidhur me financimin e paligjshëm të “një partie politike”, Janeva paralajmëroi se hetimi do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, për shkak se lënda është zhvillimore. “Procedura hetimore ka filluar para një muaji. Janë ndërmarrë veprime të mëdha, por afatet kohore nuk lejuan fillimin e veprimeve hetuese që të përfundojë procedura. Është e logjikshme se nëse dikush ka bërë fushatë 8 vite në kundërshtim me ligjin, nuk mundet që për një muaj të hetohen të gjitha veprimet me të cilat mund të ngarkohen të akuzuarit”, tha Janeva. Në rastin “Talir” dyshohen 14 funksionarë të lartë të VMRO-së, përfshirë edhe liderin Nikolla Gruevski për financim të paligjshëm të partisë dhe për pastrim parash.

In : Aktuale

Loading...
loading...