Aktuale
178 km/h në rrugën Gostivar – Tetovë, i sekuestrohet makina pas matjes me automjetin special parandalues

Një drejtues mjeti është kapur duke lëvizur me shpejtësi të rrezikshme në aksin Gostivar – Tetovë.
Sipas Ministria e Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur më 19 prill 2026 rreth orës 18:50, kur njësia mobile e komunikacionit, me automjet special parandalues, ka matur një shpejtësi prej 178 kilometra në orë, në një zonë ku kufizimi është 80 km/h.
Automjeti i tipit “Mercedes” me targa të Gostivarit është sekuestruar, ndërsa drejtuesi K.I. (44) nga Gostivar do të përballet me procedura ligjore sipas Kodit Penal.
Autoritetet njoftojnë se kontrollet e këtij lloji do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim në gjithë territorin e vendit, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve.
.gif)




























