BLENDI PETROL
Aktuale

19 vjeçarja kapet me plumba pistolete në aeroportin e Ohrit

Më 02.12.2024, në orën 07:20, në Pikën Kufitare – Aeroporti “Shën Apostol Pali” në Ohër, në dalje nga shteti, zyrtarët policorë arrestuan M.M. (19) nga fshati Zhilçë i Tetovës. Gjatë kontrollit në çantën e saj, nëpërmjet pajisjes me rreze rëntgen, u gjetën nëntë plumba për pistoletë të kalibrit 7.65 milimetra.

Në vendngjarje kryen ekspertizë ekipet policore dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet padi përkatëse.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button