BLENDI PETROL
Aktuale

205 milionë euro,lirohen për autostradën Ohër-Kërçovë

Deri në fund të sezonit ndërtimor pritet të përfundojë rikonstruimi i 10 kilometrave nga Unaza e Shkupit në pjesën midis udhëkryqit Stajkovci dhe udhëkryqit Mirkovci. Në terren pritet edhe fillimi i rikonstruktimit të edhe 31 rrugëve në gjatësi prej 361 kilometrave për të cilat kanë përfunduar tenderët në dy javët e fundit, informuan sot ministri i Transportit, Goran Sugareski dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Zoran Kitanov.

“Kjo pjesë e autostradës duhet të jetë gati në pranverë, por nëse lejojnë kushtet e motit mund të ndodhë që tërësisht të përfundojë deri në fund të vitit, respektivisht deri në fund të sezonit ndërtimor”, deklaroi Sugareski gjatë kontrollit të punëve ndërtimore.

Me marrëveshjen për rehabilitimin është paraparë të zëvendësohen, me gërryerje dhe asfaltim të sërishëm 8,5 kilometra nga korsia, si dhe 1,5 kilometra nga korsia e shpejtë nga shtresa e përfunduar me asfalt në rrugën ekzistuese të asfaltuar midis Stajkovcit dhe Mirkovcit nga rrethrrotullimi në drejtim, të Miladinovci-Saraj. Për rikonstruktimin që filloi muajin e kaluar janë ndarë rreth 600.000 euro.

“Pas përfundimit të problemeve paraprake të shkaktuara nga vërshimet tek udhëkryqi Haraçinë dhe Stajkovc kalojmë në projektimin për rehabilitimin e pjesës tjetër të kësaj rruge, në pjesën e Unazës midis Stajkovcit – Mirkovci, në gjatësi prej 10 kilometrave. Përfundimi do të jetë një përfitim edhe për qytetarët të cilët lëvizin në rrethrrotullim dhe për vendet e banuara”, deklaroi Kitanov.

Siç potencoi Sugareski, në terren realizohen projekte në vlerë prej 800 milionë euro në ndërtim dhe rikonstruktim të rrjetit rrugor.

“Intensivisht punohet në dy autostradat, Miladinovci-Shtip, e cila është në fazë përfundimtare dhe pritjet tona janë aktivitete ndërtimore të përfundojnë deri në fund të tetorit, ndërsa për Kërçovë-Ohër, sipas aneksit për lirimin e 205 milionë eurove presim intensifikim të aktiviteteve. Paralelisht punohet edhe në katër rrugë të shpejta, në shumë rikonstruktime të rrugëve rajonale. Nëse kushtet e motit lejojnë të punohet, presim deri në fund të sezonit ndërtimor të realizohet tërë plani të cilin e kemi pasur”, tha Sugareski.

Në pajtim me premtimet nga muaji maj i këtij viti për investime në rrugë dhe punët në terren pres që sivjet dukshëm të përmirësohet infrastruktura rrugore në Maqedoni, shtoi ministri i Transportit.

Nga 31 rrugët rajonale për të cilat kanë përfunduar tenderët, 12 janë realizuar me hua nga Banka Botërore, shtatë përmes Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ndërsa të tjerat me mjete nga buxheti i NPRRSH.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button