21 vjecari nga Struga, akuzohet për kërcënim me thikë

Për shkak të dyshimit të kryerjes së veprës penale të “kërcënim me mjet të rrezikshëm”, stacioni policor në Strugë ngrenë padi penale ndaj 21 vjeçarit (M.C)  rrethi i Strugës, informohet Strugalajm.com  nga zëdhënësi i SPB-Ohër Stefan Dimoski.I dyshuari  veprën penale  e kreu sipas Dimoskit më 27 të muajit të kaluar, përpara shtëpisë së familjes së N.B. në Strugë, ku ai filloi një mosmarrëveshje verbale me të për borxhin monetar të papaguar dhe më pas e sulmoi fizikisht. Në një moment, ai nxorri një thikë nga skuteri i tij dhe u nis që ta sulmonte, por u pengua nga fqinjët.(Strugalajm.com)

In : Aktuale

Loading...
loading...