BLENDI PETROL
Aktuale

2500 franga në muaj edhe për ata që nuk punojnë!

Edhe pse quhen “të pakushtëzuara”, të ardhurat e tilla (2500 franga për person) do t`i marrin ata banorë, të ardhurat bazë të të cilëve nuk e kalojnë shumën në fjalë

Një iniciativë në nivel vendi, përmes së cilës kërkohej që njerëzit të paguheshin pavarësisht nëse punonin ose jo “iniciativa e të ardhurave të pakushtëzuara”, qe hedhur poshtë me një shumicë dërmuese nga votuesi zviceran vitin e kaluar. Por, Komuna Rheinau në Kantonin e Cyrihut planifikon që “krye më vete” të testojë pagesën e të ardhurave të pakushtëzuara bazë për banorët e vet, shkruan srf.ch.
Eksperimenti i kësaj komune do të zgjasë një vit dhe gjatë kësaj kohe të gjithë banorët e moshës 25 vjeçare e më lart do të marrin nga 2500 franga në muaj, transmeton albinfo.ch. Por edhe pse quhen “të pakushtëzuara”, të ardhurat e tilla do t`i marrin ata banorë, të ardhurat bazë të të cilëve nuk e kalojnë shumën në fjalë.
Testimi i organizuar privatisht do të nisë në fillim të vitit 2019. Ndonëse financimi ende nuk është i siguruar, organizatorët mbështeten në “Crowdfunding” (grumbullim vullnetar mjetesh) dhe në kontribute nga fondacione të ndryshme.
Veç kësaj, për të funksionuar testimi nevojitet angazhimi i gjysmës së banorëve të komunës, që i bie 600 deri 700 të tillë.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button