26.105 vende të lira në universitetet shtetërore

Gjithsej 26.105 vende janë siguruar për regjistrimin e studentëve në universitetet shtetërore edhe atë 13.953  vende për studentë të rregullt në kuotën shtetërore, 8.367 vende për studentë të rregullt me bashkëfinancim dhe 3.785 për studentë me korrespondencë, kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës pasi Qeveria mori vendim për Konkursin për regjistrim të studentëve në universitetet shtetërore.

Me këtë, siç është theksuar në kumtesën e Ministrisë dikasteriale, janë siguruar mjaft vende për regjistrimin e të gjithë maturantëve të interesuar, si dhe për persona të tjerë të interesuar për të studiuar në universitetet shtetërore.

“Gjatë konfirmimit të numrave për regjistrim të studentëve është bërë llogari për nevojat e tregut të punës në Republikën e Maqedonisë, deficitin e profesioneve dhe mundëstë e disponueshme për punësim, numrin e studentëve për të cilat janë akredituar fakultetet, si dhe për treguesit për intresin e nxënësve të shkollave të mesme për regjistrim në fakultete të caktuara viteve të kaluara”, qëndron në kumtesë.StrugaLajm

Konkursi, siç thonë nga MASH-i, përmban risi të caktuara lidhur me vitet e kaluara.

“Si rezultat të qasjes së ndryshme të Qeverisë së re lidhur me çështjet gjinore dhe çlshtjet për eurointegrimet, krahasuar me Qeverinë paraprake, është marrë vendim të aktivizohen Studimet gjinore në Fakultetin Filozofik pranë UCIM, të cilat 5 vjet ishin vendosur në pezullim, si dhe studimet për Siguri dhe eurointegrimet në Fakultetin për Siguri pranë UKLO-s, të cilat gjithashtu ishin në pezullim”, theksojnë nga Ministria.StrugaLajm

Sivjet fakultetet pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi”, siç theksojnë në kumtesë, nuk do të ketë studime të disperzuara.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës theksojnë se sivjet për herë të parë janë konfirmuar edhe kuotat për regjistrim në programe të caktuara studimore për studentë, të cilën të drejtën prindërore e kryen vetëm një prind, të cilët do të paguajnë gjysmën e shumës për regjistrim. Konkursi do të dorëzohet deri te universitetet dhe do të publikohet.

In : Aktuale

Loading...
loading...