27-vjeçarja u vetëhodh nga lartësia se i kishin publikuar një foto intime në rrjetet sociale -arrestohet 37 vjeçarja

Policia e Tiranës ka zbardhur vetëvrasjen e një vajze të re një ditë më parë, e cila u hodh nga kati i katërt i një pallati në rrugën “Teuta” në kryeqytet.

Sipas policisë, 27-vjeçarja me iniciale S.A. u vetëhodh nga lartësia për shkak se i kishin publikuar një foto intime në rrjetet sociale.

E reja jetonte me qira në banesën e pallatit nga ku u hodh.

Lidhur me këtë ngjarje, hetuesit kanë zbardhur rrethanat dhe kanë ndaluar 39-vjeçarin me Altin Ç. për veprën penale shkaktim i vetëvrasjes pasi dyshohet se është personi që i publikoi foton intime në internet.

LEXO MË SHUMË: https://tvklan.al/i-publikuan-foto-intime-27-vjecarja-hidhet-nga-kati-i-4-ne-tirane-policia-arreston-39-vjecarin/

In : Aktuale

Loading...
loading...