275 shqiptarë,267 maqedonas në klasën e parë/”Projekti”për boshatisjen e Strugës nga shqiptarët drejt finalizimit!!!


Numri i nxënësve shqiptar dhe maqedonas në klasën e parë, pothuajse është barazuar në komunën e Strugës, mëson strugalajm.com duke krahasuar të dhënat nga regjistrimet e nxënësve në shkollat fillore në afatin e parë . Kështu, në afatin e parë janë regjistruar, 275 nxënës në gjuhën shqipe ,267 në gjuhën maqedonase dhe 3 në gjuhën turke.
Para disa viteve, raporti nxënës shqiptar maqedonas ishte 3/2 apo edhe 4/2 në fillim të viteve 2000 ,por migrimi në masë i shqiptarëve ka sjellur përmbysjen e shifrave.Ndërkohë, ka zëra në opinionin e këtushëm që shkojnë edhe më larg duke thënë se ky është një projekt i mirëmenduar i zbatuar edhe me ndihmën e politikanëve shqipfolës sidomos të atyre me pushtet që sollën Strugën në këtë situatë duke stimuluar shpërnguljen e shqiptarëve me politikat e tyre klepto-kratike dhe nepotiste .Falë politikës së tyre thonë ata sot Ladorishti ka nxënës sa Radozhda apo Veleshta po i afrohet Vevçanit.StrugaLajm


Po cfarë thonë statistikat?Në vitin shkollor 2008-2009 në gjithë shkollat fillore të Strugës kanë mësuar 7767 nxënës, në vitin pasardhës shkollor 2009-2010 ky numër ka zbritur në 7145, pra ky numër është zvogëluar për pakë më shumë se 600 nxënës.Po, në këto nivel numri i nxënësve është zvogëluar edhe në vitin shkollor 2010-2011 ku ky numër zbret në 6495 nxënës.Ndërkohë, në vitin pasardhës shkollor 2011-2012 ky numnër zbret në 6277 nxënës, ndërsa në vitin 2012-2013 ky numër zbret në 6050 nxënës.Ndërkohë ,ky reduktim vazhdon në vitet pasardhës dhe kjo vërehet në nxënësit që regjistrohen në klasën e parë sidomos ata ne gjuhen shqipe .Kështu, në vitin shkollor 2016/2017 kemi 640 nxënës të regjistruar në klasën e parë, ndërsa në vitin shkollor 2017-2018 ky numër zbret në 611 nxënës ,ndërsa në vitin shkollor 2018-2019 në klasë të parë të regjistruar kemi 605 nxënës ,nga të cilët 340 mësojnë në gjuhën shqipe,265 në gjuhën maqedonase dhe 7 në atë turke.Ndërkohë në vitin shkollor 2020-21 në klasën e parë janë regjistruar 555 nxënës rreth 50 më pakë në pjesën dërrmuese në gjuhën shqipe është reduktimi.Në klasën e parë ne vitin shkollor 2021-2022 mësimin e ndoqën 574 nxënës:293 shqiptarë, 271 maqedonas + 10 nxënës turq.Ndërkohë nëse krahasojmë të dhënat e marra nga burime jo-zyrtare në afatin e parë për regjistrim të nxënësve në klasën e parë vazhdon rënia e numrit të nxënësve te shqiptarët ndërsa te maqedonasit prej vitesh ka një stabilitet.Kështu në afatin e parë janë regjistruar 275 nxënës në gjuhën shqipe 267 në gjuhën maqedonase dhe 3 në gjuhën turke.(Strugalajm.com)StrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...