28 të vdekur në 2016-ën në vendin e punës, në Maqedoni (VIDEO)

28 punëtorë vitin e kaluar kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës. Kompetentët kërkojnë që kjo statistikë e zezë të jetë alarm se një pjesë e ligjeve nuk respektohen dhe nuk japin rezultate. Nga shoqata për siguri dhe shëndet gjatë punës kërkojnë strategji të re e cila duhet të zbatohet në mënyrë të përpiktë.

Kur njeriu do të humb jetën në vendin e punës, kjo nuk është vetëm shifër statistikore, por ky njeri është dikush që i sjell të ardhura familjes, ai është baba ose nënë e asaj familjeje. E kur nuk do të jetë më nuk do të ketë as të ardhura dhe ne në mënyrë automatike vetë shteti kualifikohet se ai që kontribuon për buxhetin, të jetë anasjelltas, gjegjësisht shteti t’ia paguaj dëmin. Vetë bëhemi invalidë – deklaroi Milan Petkovski, Kryetar i shoqatës maqedonase të sigurisë dhe shëndetit gjatë punës.

Ministrja e punës dhe politikës sociale shprehet se nevojitet vendosja e një regjistri që të mos ketë parregullsi.StrugaLajmStrugaLajm

Kryesorja është të kemi regjistër që ka të bëjë me punëtorët të cilët janë në rrezik ose degët në të cilat ka edhe rrezik të posaçëm. Meqë për ne nuk është e rëndësishëm vetëm spektri i gjerë dhe sistemi i mbulimit për siguri dhe shëndet gjatë punës, por masat duhet të harmonizohen në përputhje me vendet e punës. Prandaj përmes këtij regjistri do të krijojmë politika dhe masa të posaçme për mbrojtje në përputhje me vendin e punës – tha Mila Carovska, ministre e punës.

Ministri i shëndetësisë, Arben Taravari shprehet se do të ketë më shumë gjëra që duhet ndryshuar por dhe nga aspekti shëndetësor punëtorët të fitojnë Strategji më cilësore për siguri dhe mbrojtje gjatë punës.StrugaLajm

Ne si ministri do të kontribuojmë me gjithçka që duhet nga ana jonë, meqë shëndeti  i punëtorëve dhe i çdo njeriu është e drejtë themelore elementare. Do të bëjmë çmos për të qenë mbështetje për këtë Strategji – dekalroi Arben Taravari, ministër i shëndetësisë.

Sipas statistikave, më së shumti në vendet e punës humbin jetën bujqit, pas tyre janë punëtorët ndërtimor, por edhe vozitësit profesionist. Në vitin 2015 në vendet e punës jetën e kanë humbur rreth 40 punëtorë./alsat-m

In : Aktuale

Loading...
loading...