2 raste të reja në Strugë me koronavirus

Gjatë 24 orëve të kaluara janë bërë 392 testime, ndërsa janë vërtetuar 44 raste të reja me koronavirus në vend. Në nivel të qyteteve janë regjistruar: Kumanovë – 23, Shkup – 11, Tetovë – 4, Manastir – 3, Strugë – 2 dhe Prilep – 1. Me këtë, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me KOVID – 19 arrin në 329. Sipas vendbanimeve, deri tani raste të KOVID-19 janë regjistruar në:RELATED POSTS

  • Shkup – 175
  • Dibër- 47
  • Kumanovë – 47
  • Shtip – 14
  • Tetovë – 10
  • Prilep – 10
  • Strugë – 7
  • Veles – 6
  • Manastir – 4
  • Ohër – 3
  • Kavadar – 2
  • Gostivar – 1
  • Kriva Pallankë – 1
  • Strumicë – 1
  • Gjevgjeli – 1

Prej 392 testimeve të bëra gjatë 24 orëve të kaluara: 262 janë bërë përmes ISHP, 26 përmes Fakultetit të veterinës, 24 përmes laboratorisë Biotek dhe 80 përmes Spitalit “Filipi i Dytë” (Zhan Mitrev). Deri tani gjithsej janë bërë 3.518 testime të KOVID-19.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...