Aktuale
30 ditë paraburgim për huliganët që sulmuan Selën

Gjykata Penale mbrëmë vonë u ka shqiptuar nga 30 ditë paraburgim për djalin dhe babain, të cilët janë të dyshuar për tentim-vrasje të deputetit Ziadin Sela më 27 prill të këtij viti,
Të dyshuarit janë në burgun hetues. Prokuroria Themelore Publike dje e ndërroi vendimin për Kire Georgievskin dhe babain e tij. Të dy fillim akuzoheshin për pjesëmarrje në turmë, ndërkaq tani për tentim-vrasje.