30 ditë paraburgim për të dyshuarit për masakrën në Dibër

Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit ka dhënë urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër tre personave nën dyshimin se kanë qenë të përfshirë në vrasjen e trefishtë në Dibër, njofton Portalb.mk.

“E dyshuara e parë, një grua në moshë 28 vjeçare, është nën hetim se ekzistojnë dyshime të bazuara se ka kryer vepër penale – vrasje nga neni 123 paragrafi 3 nga Kodi Penal. Për dy të dyshuarit tjerë, një burrë 31 vjeçar nga Gostivari dhe 62 nga Dibra, ekzistojnë dyshime se i kanë ndihmuar në kryerjen e veprës, që kanë kryer vepër penale – vrasje nga neni 123 në lidhje me nenin 24 nga Kodi Penal”, informojnë nga Prokuroria.StrugaLajmStrugaLajm

Duke vlerësuar se janë plotësuar kushtet ligjore, prokurori publik deri te gjykatësi i procedurës paraprake ka dorëzuar propozim për shqiptimin e masës së paraburgimit për tre personat e dyshuar. Propozimi i këtillë është pranuar nga gjykatësi, ndërkaq të dyshuarit janë në paraburgim prej 30 ditëve.StrugaLajm

Procedura hetimore vazhdon në drejtim të pastrimit të plotë të rastit dhe të sigurimit të provave. Prokuroria nuk tregon për motivet e vrasjes, ndërkaq nëpër media qarkullojnë informata se bëhet fjalë për konflikt brenda familjar.

In : Aktuale

Loading...
loading...