Me datë 27.02.2020 në 19.20 min, në pikën kufitare të ,, Shën Naumit,, në hyrje të R. së Maqedonisë së Veriut , gjatë kontrollit kufitar të shtetasit E.J (31) nga R.e Shqipërisë, i cili ka qënë duke udhëtuar me automjet të tipit ,,Opel Zafira,, me targa të R. së Shqipërisë, është konstatuar se i njëjti është i evidentuar në ,,Stop listë ,, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale
,,Prodhim i paligjshëm dhe shitje e lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope”. Shtetasi shqiptar është privuar nga liria dhe më pas u është dorëzuar oficerëve policor për procedurë të mëtutjeshme.
Zëdhenëse e Sektorit për Punë të Brendshme Ohër
Merlina Islami