320 fëmijë të Strugës presin të regjistrohen në Cerdhe,mungojnë hapësirat akomoduese!!!

 

Edhe sivjet ashtu si viteve të kaluara regjistrimi i një fëmije në Cerdhet e Strugës ,është një problem në vete për prindërit e Strugës.Lista e fëmijëve, që janë në pritje për regjistrim është mbi 320 fëmijë.Këtë shqetësim,  deri te Strugalajm, e kanë ngritur shumë prindër të cilët thonë se pavarsisht se kanë bërë kërkesën për regjistrim vazhdojnë të mos marrin përgjigje pozitive.Ata, theksojnë se mos regjistrimi i fëmijëve në Cerdhe është një cështje që prej vitesh i tangon prindërit strugan e cila asessi të zgjidhet.Ndërkohë, ,drejtoresha e cerdhes së Strugës Arjeta Pollozhani ,potencon se kjo problematik është e trashëguar dhe vjen si pasojë e kapaciteteve të kufizuara hapësinore.Pollozhani ,konfirmon shifrën se janë 320 fëmijë në listën pritëse për akomodim në Cerdhet e Strugës ,duke shtuar se po bënë përpjekje maksimale që fëmijët të marrin kujdesin në këtë institucion brenda mundësive.Ndërkohë, kur pyetet për zgjidhjen afatgjate të kësaj problematike, Pollozhani ,potencon se do të zgjidhet atëherë kur do të ketë një investim më të madh në drejtim të shtimit të kapaciteteve akomoduese për fëmijët.(Strugalajm.com)

 

In : Aktuale

Loading...
loading...