39 deputete gra,në Kuvendi e ri të Shqipërisë

Parlamenti i ri i Shqipërisë i dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit do të ketë 39 deputete nga 140, ose 27.85 për qind. Ky është niveli më i lartë i përfaqësimit të grave në Kuvendin e Shqipërisë që prej vitit 1992 kur u zhvilluan zgjedhjet e para pluraliste. Partia Socialiste ka përfaqësimin më të lartë, me 22 deputete, e ndjekur nga Partia Demokratike me 11 deputete gra. Lëvizja Socialiste për Integrim ka 5 deputete dhe PDIU do të ketë një deputete, atë të qarkut të Dibrës. Ajo që bie në sy është përfaqësimi me deputete gra për çdo qark për socialistët, duke arritur numrin më të lartë në Tiranë me 6 deputete, ndërsa PD ka marrë deputete në Tiranë, Vlorë, Durrës, Korçë, Lezhë dhe Shkodër. LSI ka deputete në qarkun e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit. Kuvendi i Shqipërisë aktual kishte 19 deputete gra ose vetëm 13 për qind. Pas dorëheqjes së pjesës më të madhe të kabinetit qeveritar nga posti i deputetit, numri i grave në parlament u rrit në 29 ose në rreth 21 për qind. Nëse nuk ka ndryshime në përbërjen e qeverisë së Edi Ramës, që e publikuan mediat, tetë ministri do të përfaqësohen nga ministre. Qeveria do të ketë 21 anëtarë. Përveç kryeministrit, do të ketë edhe dy nënkryeministra dhe 19 ministra.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...