Aktuale
39 vjeçari kapet me drogë në një fshat të Strugës

Të martën mbrëma, më 6 gusht 2025, rreth orës 21:00, në rrugën lokale midis Vevçanit dhe fshatit Oktis të Strugës, policia ka ndaluar një 39-vjeçar nga Shtipi, pasi gjatë kontrollit në veturën që drejtonte është gjetur marijuanë.
Bëhet fjalë për një veturë të markës “Hyundai” me targa të Shtipit. Lënda narkotike është sekuestruar, ndërsa ndaj personit të ndaluar pritet të ngritet kallëzim penal pasi të dokumentohet plotësisht rasti.





























