BLENDI PETROL
Aktuale

400 mijë automjete të regjistruara në Maqedoni

Në Maqedoni janë mbi 400 mijë automjete të regjistruara me vjetërsi mesatare prej 18,7 vjet. Prej tyre mbi 80 për qind janë më të vjetra se dhjetë vjet, ndërsa gjysma shfrytëzojnë automjete me dizel, njofton MIA. Sipas të dhënave të Eurostat, në Maqedoni në 1.000 banorë janë 190 automjete, që është larg mesatares në BE që është 505 automjete në 1.000 banorë.

Gjithnjë e më shumë automjete të vjetra dhe dizel në rrugët e Maqedonisë

Gjithsej automjete motorike të regjistruara dhe mjete transportuese kyçëse në vitin 2017 në Maqedoni janë 474.516, prej të cilave 403.316 janë automobila, tregojnë të dhënat e MAKStat.

Kjo është rritje prej mbi 8.000 automjete në krahasim me vitin e kaluar, ku në vitin 2016 gjithsej automjete të regjistruara janë 461.799 prej të cilave 394.934 janë automobila.

Të dhënat e MAKstat tregojnë se vjetërsia mesatare e automjeteve motorike në Maqedoni është rritur prej 18,4 në vitin 2016 në 18,7 në vitin 2017, ndërsa në periudhën e njëjtë edhe numri i automjeteve është rritur për tetë mijë prej 395 mijë në vitin 2016 në 403 mijë në vitin 2017.

Pjesa më e madhe e automjeteve 84,1 për qind janë më të vjetra se dhjetë vjet.

Qytetarët e Maqedonisë gjithnjë e më pak blejnë automjete të reja

Numri i automjeteve motorike, gjegjësisht parë sipas regjistrimit të parë zvogëlohet dhe kështu në vitin 2017 numri i automjeteve për pasagjerë me regjistrimin e parë është 26.609 automjete, që në krahasim me vitin 2016 është ulje prej rreth katër mijë, kur janë regjistruar 30.423 automjete të reja.

Automjete më të reja në BE janë në Belgjikë më të vjetra në Bullgari dhe Poloni

Automjetet më të reja në Bashkimin Evropian i drejtojnë belgët, me vjetërsi mesatare prej shtatë vjetësh. Pas belgëve vijnë Danimarka, Britania e Madhe dhe Gjermania me autopark të vjetër tetë vjet, më pas Franca dhe Italia me vjetërsi mesatare të automjeteve prej nëntë vjet.

Mbi gjysma e automjeteve, 56 për qind në BE janë me motorë benzine, rreth 40 për qind me dizel, ndërsa vetëm katër për qind shfrytëzojnë karburante alternative apo energji elektrike.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button