46-vjeçari konfirmohet si rasti i parë i variantit britanik të Kovid 19 në Maqedoninë e Veriut

Një 46-vjeçar tashmë të shëruar rezulton të ketë pasur varinatin britanik të Kovid 19. Lajmin e ka bërë të ditur, Ministria e Shëndetësisë, e cila shpjegon se kjo është konfirmuar gjatë analizës së testeve pozitive të janarit në klinikën private “Zhan Mitrev”. Personi i lartpërmendur ka kryer dy teste në klinikën private më 29 dhjetor dhe 4 janar, të dyja pozitive.

Pacienti nuk ka udhëtuar jashtë shtetit dhe nuk ka paraqitur kontakte me raste pozitive. Tek të gjitha testet tjera pozitive të janarit nuk janë regjistruar karakteristikat e mutacionit britanik. StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...