Aktuale
49 vjeçari u mbyt në liqen në Strugë, policia jep detajet

Një burrë nga fshati Volino, komuna e Debërcës, ka humbur jetën tragjikisht pasi është mbytur në ujërat e Liqenit të Ohrit, pranë Strugës.
Sipas njoftimit të SPB Ohër, ngjarja është raportuar dje rreth orës 16:30, kur në njësinë e policisë në Strugë është paraqitur se në zonën bregliqenore është parë një trup i pajetë mashkulli.
Pas hetimeve fillestare dhe konstatimeve në vendngjarje, është vërtetuar se bëhet fjalë për K.I. (49) nga fshati Volino. Mjekët e urgjencës konfirmuan vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa në trupin e të ndjerit nuk janë vërejtur shenja dhune – njoftoi zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski.





























