5 gjërat që nuk duhet t’i bëni më në vitin 2018

Viti i ri po vjen, dhe ardhja e tij simbolizon kohën e ndryshimeve, vendosjen e qëllimeve të reja dhe ndryshimin. Disa gjëra që i keni bërë këtë vit, është mirë që të mos i bëni më gjatë vitit 2018. Mësoni më poshtë se cilat janë ato!
Përdorimi i celularit gjatë gjithë ditës

Qasja konstante në internet ka bërë që njerëzit vazhdimisht ta kontrollojnë celularin e tyre. Për fat të keq, çdo herë që ju e bëni këtë, humbni mesatarisht rreth 2 orë duke mos bërë asgjë. Çfarë është më e rëndësishmja, kontrollimi konstant i celularit ju bën ‘budalla’.

Lënia e punëve më të rëndësishme për më vonë

Njerëzit shpesh e fillojnë ditën e tyre duke i kryer punët më të lehta, duke i lënë kështu punët më të vështira për më vonë. Kjo është një ide e keqe, sipas hulumtuesve. Ata thonë se mënyra më e mirë është që punët e vështira t’i kryeni së pari, kurse ato të lehta më pas.

Të qëndroni ulur gjithë ditën

Nuk është mirë që të qëndroni ulur gjatë gjithë ditës, mendojeni këtë. Është më mirë që të dilni për të ecur shumë shpesh, të merrni ajër dhe të mos e lejoni veten që qëndroni prapa katër mureve shumicën e kohës.StrugaLajm

Ndalja e alarmit në mëngjes

Mund të mendoni se ndalja e alarmit në mëngjes ju jep edhe pak kohë shtesë për të qëndruar në shtrat, por e vërteta është se kjo ju bën më shumë dëm se dobi. Kjo për shkak se kur zgjoheni për herë të parë, sistemi juaj endokrin fillon të lëshojë hormonet e vigjilencës, për t’ju bërë gati për ditën. Duke u kthyer përsëri në gjumë, ju e ngadalësoni këtë proces. Kjo është arsyeja pse nuk duhet të ndalni alarmin dhe ta vazhdoni gjumin për pak.

Të mbani celularin afër shtratit

Mos e bëni më. Ekranet LED të celularëve, tabletëve dhe laptopëve lirojnë atë që quhet dritë blu, për të cilën shumë studime kanë treguar se mund të dëmtojë shikimin dhe të zvogëlojë prodhimin e melatoninit, një hormon i cili rregullon ciklin e gjumit.
Hulumtime të ndryshme kanë treguar gjithashtu se njerëzit me nivele të ulëta të melatoninit janë më të prirë për të rënë në depresion.








Loading…


loading…