51-vjet nga themelimi i Universitetit të Prishtinës

P ë r v j e t o r

Më 15 shkurt 2021

Sot shënohet 51-vjetori i themelimit të Universitetit të Prishtinës.

Universiteti i Prishtinës është universiteti më i madh në Kosovë dhe njëri nga më të mëdhenjtë në rajon. Viteve të fundit, UP renditet ndër universitetet më të mirë të rajonit.StrugaLajmStrugaLajm

Universiteti i Prishtinës është anëtar i Shoqatës së Universiteteve të Evropës dhe bashkëpunon me universitete dhe institucione evropiane dhe amerikane.

Universiteti i Prishtinës u themelua me Ligjin për themelimin e Universitetit të Prishtinës, të cilin e miratoi Kuvendi i Kosovës më 18 nëntor 1969.StrugaLajm

Themelimi i Universitetit të Prishtinës ka qenë një ngjarje historike për popullin e Kosovës, për shqiptarët e Maqedonisë, Malit të Zi, Luginës së Preshevës dhe gjithë kombin shqiptar.

Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajt më 13 shkurt 1970, kurse dy ditë më vonë , më 15 shkurt 1970 u mbajt edhe mbledhja solemne e Kuvendit dhe data e 15 shkurtit u shpall Dita e Universitetit të Prishtinës.

(15 shkurt 2021)

In : Aktuale

Loading...
loading...