55 vjeçari ia shef sherrin facebookut

55 vjecari me inicialet Z.M nga Cajla e Gostivarit, dje rreth orës 17 ka denoncuar në Polici mashtrimin kompjuterik nga persona të panjohur.

Duke shfrytëzuar adresën e tij elektronike dhe profilin në Fejsbuk, persona të panjohur nga dy miqtë e tij, nga të cilët njëri i punësuar në Gjermani, kanë arritur tu marrin 600 euro.

Kur njëri nga ata i është lajmëruar ta pyes nëse i ka marrë paratë që i ka kërkuar, është kujtuar se bëhet fjalë për mashtim dhe rastin e ka denoncuar në Polici.StrugaLajm

Policia punon në zbardhjen e plotë të rastit dhe për zbulimin e autorëve.








Loading…


loading…