57 foshnja të vdekura në Maqedoni

Mjekja Elizabeta Petkovska ndërkohë informoi se 80 nga 85 për qind e foshnjave të vdekura kanë qenë me probleme të lindura: peshë tepër të vogël, më pak se 1.5 kilogram, ndërsa disa të tjerë kishin lindur me komplikime në mushkëri dhe mungesë zhvillimi e sistemit nervor

Shkup, 15 korrik – Nga 26 në 17 ka rënë përqindja e vdekjes së të sapolindurve në gjashtë muajt e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë vitin e kaluar. Aktualisht, Maqedonia ka numrin më të vogël të vdekjes të foshnjave në rajon, apo është e para sa i përket mbijetesës së foshnjave të lindur në javën e 23-të, shkruan gazeta KOHA. Në Klinikën e Gjinekologjisë, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, dje informoi se vitin e kaluar, kanë vdekur gjithsej 82 foshnja, ndërsa këtë vit, 57.

“Kjo është rezultat i investimeve të Qeverisë në inkubatorë për përkujdesje intensive të ashtuquajtur GAK, në ekipimin edhe më të madh të ekspertëve, të punësimit të mbi 20 infermiereve…”, tha ministri Filipçe, ndërsa siguroi se Ministria e Shëndetësisë do të vazhdojë investimet në mjete për Gjinekologjinë e Shkupit, por edhe qyteteve tjera.StrugaLajmStrugaLajm

Mes tjerash, ministri informoi se shumë shpejt, do të ketë edhe një ekipim të ri të mjekëve dhe infermierëve në Klinikën e Gjinekologjisë, por edhe edukim të tyre në Klinikën gjinekologjike të Sofjes, në Bullgari. Mjekja Elizabeta Petkovska ndërkohë informoi se 80 nga 85 për qind e foshnjave të vdekura kanë qenë me probleme të lindura: peshë tepër të vogël, më pak se 1.5 kilogram, ndërsa disa të tjerë kishin lindur me komplikime në mushkëri dhe mungesë zhvillimi e sistemit nervor. Duke bërë paralele me nivelin e vdekjeve sivjet dhe vitin e kaluar, Petkovska tha se në 2017 kishte 336 lindje dhe 82 vdekje, ndërsa këtë vit, 321 lindje dhe 57 vdekje.StrugaLajm

“Jo vetëm që u parandalua trendi i vdekjes së foshnjave, por kemi edhe ulje. Arritëm suksese edhe në uljen e vdekjeve të foshnjave të lindura në javën nga 29 deri në 36, ku ishte më e theksuar vdekja e të sapolindurve”, tha mjekja Alizabeta Petkovska, duke shtuar se aktualisht, në ikubatorë po trajtohen 42 foshnja të lindura para kohe. (koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...