57 gjoba në një ditë në Strugë, sekuestrohet edhe një automjet

Gjatë ditës së djeshme (12.03.2026), në periudhën nga ora 14:00 deri në 21:00, Njësia Mobile për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor pranë Sektorit për Çështje të Komunikacionit realizoi një aksion kontrolli në territorin e SPB Ohër – NJPB Strugë, me qëllim sanksionimin e drejtuesve të automjeteve që nuk respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut.
Gjatë kontrollit janë shqiptuar gjithsej 57 masa për kundërvajtje në komunikacion. Nga këto:
4 masa për skadim të vlefshmërisë së lejes së qarkullimit,
1 masë për drejtim të automjetit me kategori të papërshtatshme,
3 masa për moskryerje të kontrollit teknik të jashtëzakonshëm për automjete që kryejnë transport publik të udhëtarëve,
1 masë për drejtues që kryente transport publik pa certifikatë mjekësore,
7 masa për automjete të rënda lidhur me mbingarkesë, transport të jashtëzakonshëm dhe mosvendosje të mbulesës së ngarkesës,
5 masa për mungesë të pajisjeve të detyrueshme në automjet,
2 masa për përdorim të telefonit mobil gjatë drejtimit,
2 masa për pajisje ndriçuese dhe sinjalizuese të parregullta,
si dhe 21 masa për shkelje të tjera në komunikacion.
Gjithashtu janë paraqitur 11 kërkesa për inicimin e procedurës kundërvajtëse ndaj personave juridikë dhe përgjegjës.
Policia njofton se një person është privuar nga liria për veprën penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”, pasi drejtonte pa patentë shoferi. Po ashtu, është sekuestruar edhe një automjet, pasi leja e qarkullimit i kishte skaduar prej më shumë se gjashtë muajsh.
Për të gjithë shkelësit e konstatuar janë përgatitur parashtresa përkatëse.
.gif)




























