Aktuale
58-vjeçari nga Gostivari sulmoi policët në Ohër

SPB Ohër ka ngritur kallëzim penal kundër T.B. (58) nga Gostivari për dyshimin për kryerjen e veprës penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve në fushën e sigurisë”.
Rasti ka ndodhur më 12 nëntor 2025 në Ohër, kur i denoncuari ka sulmuar fizikisht nëpunës policorë që po kryenin detyra zyrtare.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj T.B. do të ndiqen procedurat ligjore përkatëse, në përputhje me ligjin.

































