Aktuale
6 vjet burg për Iliqin ,vrasësin e Almir Aliut
Kumanovë, 5 prill – Vetëm gjashtë vjet burg për vrasësin e Almir Aliut, Boban Iliq, ndërsa në burg do qëndrojë vetëm në 4.5 vjet, pasi deri tani, 1.5 vjet burg ka qëndruar në paraburgim. Edhe pse Kodi penal për vepër penale “aksident trafiku me pasojë vdekje” parasheh nga 4 deri më 20 vjet burg, gjykatësja e Kumanovës, Maja Denkovska pa paraparë vetëm 6 vjet burg. Është dënuar edhe babai i Almirit, Sedati bashkë me dy kushërinj. (koha.mk)