600 euro dënim për ata që dalin gjysmë lakuriq nëpër qytet

Në hyrje të Hvar të Kroacisë, këtë fundjavë është shfaqur një shenj paralajmërimi për të gjithë mysafirët për gjobat që ata mund t’i marrin në rast të sjelljes së papërshtatshme. Nëse ju jeni duke ecur në rrugët e qytetit me një kostum banje, do të paguani deri në 600 euro dënim. Nëse gratë janë me rroba banjo vetëm në pjesën e lartë dhe meshkujt gjysmë të zhveshur atëherë ju do të paguani 500 euro, dhe kushdo që shihet nëpër rrugë me një shishe në dorë dhe i shtrirë i dehur në rrugë, dënimi është 700 euro. Kryetari i Hvar, Ricardo Novak ka marrë këtë vendim për shkak se janë turistët britanikë ata të cilët shquhen për dehje dhe lakuriqësi. “Ata ende të dehur nëpër qytet, urinojnë në çdo cep, ecin pa një këmishë, duke fjetur në zonat urbane e shumë gjëra të tjera”, ka thënë Novak në një intervistë për Slobodna Dalmacija, transmeton Indeksonline. “Çdo gjë ka kufijtë e saj. Turistët e rinj janë të mirëpritur, por do të duhej të dinë si të sillen. Nuk e duam turizmin dhe fitimet e shtetit me çdo çmim ”, ka shtuar më tej ai.

StrugaLajm

Loading...
loading...