Aktuale
63 vjeçari nga Ohri shkeli masën e izolimit paditet nga policia

Për shkak të dyshimit për kryerjen e një vepre penale “mosrespektimi i rregullave shëndetësore gjatë një epidemie”, SPB- Ohër ka ngritur kallëzim penal kundër A.M (63) nga Ohri. Më 18.03.2020, gjatë një kontrolli të personave me masën “mbikëqyrje shëndetësore dhe izolim në shtëpi”, policët deklaruan se i dyshuari nuk është në shtëpinë e tij dhe nuk i përmbahet masave të izolimit 14-ditor.
Raportohet se më 17 mars 2020, kur mbërriti nga Holanda në Aeroportin Ndërkombëtar “Shkup”, ai, nën përgjegjësi të plotë morale, materiale dhe penale, nënshkroi një deklaratë se ai erdhi nga një vend i cili sipas Listës së OBSH-së preket nga koronavirus COVID – 19 dhe se ai do të kryejë izolim të detyrueshëm në shtëpinë e tij në Ohër për 14 ditë.