Pas disa ditësh shpresëdhënëse, sërish rritje të numrit të viktimave në Itali.
Sipas buletinit më të fundit të Mbrojtjes Civile italiane, në 24 orët e fundit janë regjistruar 743 viktima, ndërsa numri total i tyre ka arritur në 6820.
Sa i përket të prekurve shifra ka arritur në 69176.
Sipas autoriteteve italiane, është ngadalësuar rritja e infeksioneve, por numri i lartë i viktimave në 24 orët e fundit është shqetësues.
Sipas mediave përtej Adriatikut, 3396 pacientë po kurohen në repartet e terapisë intensive, 192 pacientë më shumë se 24 orë më parë.
Rajoni i Lombardisë ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 402 viktima, ndërsa numri i të infektuarve në këtë rajon ka arritur në 30 703 e ai i viktimave në 4178.
Italia është vendi i parë në botë tashmë që është më i prekuri për numrin e personave që kanë humbur jetën si pasojë e COVID 19