693 të infektuar nga gripi për një javë në Maqedoni
Gjatë javës së kaluar (prej 19 mars deri më 25 mars), në Republikën e Maqedonisë janë regjistruar 693 të infektuar prej gripit, që është ulje për 47 për qind në krahasim me javën para kësaj kur u regjistruan 1.304 të infektuar prej gripit.
Lidhur me javën e 12-të të sezonit të kaluar e cila karakterizohej me fillim të hershëm dhe kulm të aktivitetit, këtë sezon numri i të infektuarve është rritur për 10 herë. Incidenca e regjistruar këtë javë është nën kufirin javor të aktivitetit të ulët (sezonal) të virusit të gripit.
Javën e kaluar numri më i madh i të infektuarve – 466 janë paraqitur në grup moshën e të rriturve prej 15-64 vjeç, ndërsa incidencë më të lartë prej 45,6 në 100.000 banorë janë regjistruar te fëmijët në moshën prej 0-4 vjeç.
Numri më i madh i të infektuarve – 131 janë paraqitur në rajonin e Qendrës të Shëndetit Publik Strumicë, ndërsa incidencë më të lartë prej 292,5 në 100.000 banorë janë regjistruar në rajonin e Njësisë rajonale Shën Nikollë.
Në sezonin 2017/2018 janë paraqitur 23.097 raste të gripit, Numri i rasteve të regjistruara është më i vogël për 34 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë nga sezoni i kaluar (34.725).
Vlerësohet qarkullim i përbashkët i Influencës të virusit A dhe Influencës të virusit B në vend me dominim të virusit.