800 tërmete për dhjetë ditë në rajonin Ohër-Strugë

Mbi 800 tërmete ka regjistruar rrjeti telemteriko-sizmologjik në Maqedoni në periudhë prej 18 qershorit deri më sot në rajonin epiqendror të Ohrit.

“Tërmetet janë kryesisht të dobëta me magnitudë midis 1 dhe 2 ballë. Me magnitudën 2 dhe 3 sipas Rihterit janë regjistruar 31 tërmete, ndërsa me magnitudë më të madhe se 3 janë regjistruar 4 tërmete. Më i fuqishmi ndodhi më 20 qershor në orën 15 e 10 minuta. Ai ishte me magnitudë të Rihterit prej 3,6 ballësh dhe është ndjerë në rajonin epiqendror me intensitet prej 5 ballëve sipas Shkallës makrosizmike evropiane”, kumtoi Observatori sizmologjik në kuadër të Fakultetit Matematiko-natyror në Shkup.

Theksojnë se sot në mëngjes janë regjistruar dhjetëra tërmete të cilat janë ndjerë në rajonin epiqendror të Ohrit me intensitet prej tre ballëve sipas Shkallës makrosizmike evropiane.

In : Aktuale

Loading...
loading...