9 shqiptarë kanë humbur jetën nga Covid-19 në Amerikë.
Lajimin e ka bërë të ditur, ambasadorja Floreta Faber ka zhvilluar një sërë komunikimesh telefonike me drejtues të Organizatave dhe Shoqatave, përfaqësuesit fetar në disa shtete si dhe me anëtarë të spikatur të komunitetit shqiptare-amerikan. Ajo ka se tre persona kanë qenë nga Shqipëira, katër nga Maqedonia e Veriut dhe dy nga Mali i Zi.
Sipa këtij komunikimi mësohet se mbi tridhjetë anëtarë nga komuniteti shqiptarë janë evidentuar në faza të ndryshme të sëmundjes.
Me disa prej tyre është komunikuar drejtëpërdrejtë në telefon, të cilët kanë informuar se simptomat e sëmundjes janë të rënda, por fatmirësisht të kalueshme në kushte shtëpie.
Bazuar në informacione, individët trajtohen në spital vetëm kur janë në gjendje tepër kritike dhe kanë probleme me frymëmarrjen dhe kërkohet mbështetja e tyre me respiratorë”, është shprehur ndër të tjera ambasadorja.