95 deputetë të BDI-së, VMRO-së dhe LSDM-së ndaluan mbajtjen e Regjistrimit

Me gjithsej 95 vota PËR dhe 12 KUNDËR në votimin e përgjithshëm dhe me 25 vota PËR dhe 12 KUNDËR në votimin e bashkësive etnike joshumicë, Parlamenti miratoi Ligjin për shtyrje të procesit të regjistrimit, deputetët e LSDM-së, VMRO-së, Levicës dhe BDI-së kanë miratuar vendimin për anulimin e regjistrimit për më 5 shtator, ndërsa vetëm deputetët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa votuan kundër, përcjell SHENJA.

Votimit i parapriu një diskutim maratonik ku deputetët e opozitës shqiptare gjatë katër orëve i ftuan kolegët e tyre nga BDI që të ndërrojnë mendje dhe të mos mbështesin ndërprerjen e regjistrimit. Sipas kordinatorit të ASH-AAA, Skender Rexhepi, vendimi është kundër shqiptarëve në përgjithësi dhe kundër diasporës shqiptare në veçanti.StrugaLajm

Një ditë më parë shumica e njëjtë hodhi edhe 200 amendamentet me të cilat opozita shqiptare tentoi të pengojë anulimin e regjistrimit.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...