SCOOP:Komuna e Strugës harxhon 170 mijë euro reprezentacion në 3 vjet

Kur flasim për reprezentacion të institucioneve shtetërore, nënkuptojmë harxhimet që krerët e këtyre institucioneve i bëjnë për dreka e darka, për gosti e kokteje, dhurata dhe aktivitete tjera të ngjajshme.

Edhe përkundër zotimeve për menaxhim racional dhe prej shtëpiaku të mirë me buxhetin, në realitet shumica e komunave vazhdojnë të mos kursejnë kur janë në pyetje paratë e popullit, përcjell in7 nga analiza e SCOOP.mk .
Sipas hulumtimit të bërë nga scoop.mk del se 64 komunat në Maqedoninë e Veriut, vetëm për reprezentacion kanë harxhuar mbi 2.2 milionë euro. Në mesatare i bie që çdo komunë të ketë harxhuar rreth 34 mijë euro ose mbi 11 mijë euro në vit. Këto harxhime janë të kalkuluara për tre vitet e fundit.

Rekordin për harxhime reprezentacioni e mban Komuna e Strumicës në krahasim me komunat tjera. Vetëm për gosti dhe aktivitete tjera për perfaqësimin e komunës, nëpër lokale e restorante ka bërë faktura prej 230 mijë eurove.

Por nuk qëndron më mirë edhe Komuna e Strugës. Kjo komunë edhe pse e zhytur në borxhe dhe e kritikuar edhe nga Raporti i Revizionit Shtetëror për buxhet jostabil, ka kryer harxhime të majme për reprezentacion, përcjell in7.
Komuna e Strugës qëndron e dyta në listë për harxhime reprezentacioni dhe atë me rreth 170 mijë euro nëpër restorante, hotele dhe firma tjera.StrugaLajm

E treta në listë eshtë Komuna e Prilepit me 162 mijë euro të harxhuara, Manastiri në vend të katërt me 153 mijë euro dhe Gjorçe Petrovi me 101 mije euro e mbyll listën e Top 5 komunave me harxhime më të mëdha për reprezentacion.

Me termin Reprezentacion, nëpër komuna nënkuptohen mjetet financiare që harxhohen për organizimin e aktiviteteve të ndryshme, përvjetore, festa seminare si dhe aktivitete në interes të punës së komunave. Këto mjete më së shumti harxhohen për pije freskuese alkoolike dhe joalkooolike, ushqime, dhurata e materiale tjera reprezentative.

Analizë e reprezentacionit të komunave SCOOP
In : Aktuale

Loading...
loading...