A besoni te Covid-19? Kryemadhi: Është virus laburatorik, është fabrikuar për arsye politike

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Open” në Top Channel u ndal të fliste edhe për pandeminë e koronavirusit. Kryetarja e LSI tregoi se vazhdon të mos e besojë virusin duke e konsidetruar atë si një grip dhe si një virus i bërë në laburator.

Më pas ajo ka tërhequr një paralele me sëmundjen e SIDËS, duke u shprehur se COVID-19 thjesht po “fryhet” për qëllime politike.

Vazhdoni të mos besoni tek COVID-19?- e pyeti Eni Vasili.

“Po, sigurisht! Lani duart thonë! Është njësoj sikur t’i thuash njerëzve mos bëni dashuri se ka SIDA vërdallë. Mos bëni marrëdhënie me këdo por me atë që dashuroni. Dhe për virusin, mbani higjenën dhe rrini larg drogës.

Është virus laburatorik, është fabrikuar për arsye politike. Por me këtë le të merren shtetet e tjera”- tha Kryemadhi.

Loading...
loading...











Loading…


loading…