A do ta zhduk koronavirusin moti i nxehtë? Shkencëtarët publikojnë studimin epokal

Ditët e nxehta të verës po vijnë, me temperaturat që do të mbërrijnë 20 gradë celsius pas disa ditësh në shumë vende. Por, a do të ndihmojnë këto temperatura të nxehta në mposhtjen e koronavirusit të ri, Covid-19?

Shkencëtarët besojnë që moti i nxehtë mund të sjellë të dhëna të reja mbi virusin duke treguar se si reagon ai në temperatura të larta. Epidemitë e gripit zakonisht zhduken kur përfundon dimri; por a munden që rrezet e diellit, ngjashëm, të afektojnë edhe sjelljen e koronavirusit dhe shpërndarjes së tij?

Kjo është një pyetje kyçe për të cilën epidemologët do të jenë nën vrojtim konstant, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.

Studimet fillestare mbi koronavirusë të tjerë tregojnë informacione shpresëdhënëse, me pikun e sëmundjeve që ndodh gjatë dimrit dhe me zhdukjen e plotë gjatë pranverës.StrugaLajmStrugaLajm

Për çudi, këto kulminacione të koronaviruseve koincidojnë me shpërthimet e sezonit të gripit. Dhe vetëm pak persona infektohen me koronaviruse gjatë verës.StrugaLajm

Një studim i rëndësishëm mbi koronaviruset e zakonshme – HcoV-NL63, HcoV-OC43 dhe HxoV-229E – ishte publikuar javën e kaluar nga shkencëtarët në Kolegjin Universitar të Londrës.

Duke analizuar të dhënat e mbledhura për disa vjet rresht, ata kuptuan se shifrat më të larta të infeksioneve ndodhnin në muajin shkurt, ndërsa në muajt e verës ato ishin në shkallë shumë më të ulët.

Edhe të tjera studime kanë treguar se koronavirusët janë sezonal në sjellje dhe ndikohen nga temperatura.

In : Aktuale

Loading...
loading...