A DO TË KETË KOALICIONE DHE QEVERI TË PARIMEVE NË MV?

Shkruar nga Albert Ramadani

Negociata të vështira dhe të gjata do të ketë për formimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut, Ka shumë gjasa që të ketë shkelje të disa prej parimeve për koalicionim.

Formimi i qeverisë së re në MV, do të jetë i vështirë për tu formuar shkaku i rrethanave politike të cilat e kanë përciell Maqedonin nga viti 2001,e këndej.
Tani më dihet qartë se Zaev po rishfaqet haptas se vetëm nga presion i faktorit ndërkombtar bëhet bashkë në koalicion më partitë shqiptare se në retoriken anti shqiptare nuk dallon, Zaev dhe partia e tijë LSDM,ku brenda kësaj partie në mënyrë kozmetike i ka futur dy apo tre deputet shqiptarë. Një qendrim të ngjajshëm me urrejtje e mbanë edhe partia VMRO-së,kjo urretje ndaj shqiptarëve është ngulitur në kokat e ashtuquajtur maqedone madje edhe lideri i partisë së Majtë i cili i ka fituar dy mandate,shfaqet vazhdimisht me retorika anti-shqiptare.
Probleme për lidhje të koalicioneve mes partive maqedone dhe shqiptare ka pasur edhe ne të kaluaren por kësaj here formimi më gjasë do të jetë tepër i vështirë kjo vështersi vjen pasi BDI ka këmbëgul që kryeministri i ri RMV të jetë Shqiptarë,Zaev tani është duke i bërë kalkulimet politike se si të veproj në negocim për koalicionim a do ti kërkoj fshehtas deputet nga rradhet e VMRO-s,për formimin e qeverisë pa partitë shqiptare apo do të dalin haptas blloku maqedon i dy partive LSDM dhe VMRO ku së bashku i kanë 90 mandate varianti i dytë LSDM ta propozoj nji kandidat për kryeminstër nga rradhet shqiptarë por që e ka deputet të veten mbrenda partisë së tijë varianti i fundit i LSDM po që së BDI nuk pranon kushtet e LSDM-s partia e Zaevit të shkonë në opozit pas LSDM-s rradha i vie VMRO-s,dhe kjo parti nuk e ka shumë problem ndoshta votimin e një kryeministri shqiptarë por VMRO-jo, si parti nacionaliste mbetet e përkushtuar jo tek dhënia e posteve qeveritare për partit shqiptare në rast të koalicionimit, por pozicionimi më radikal i VMRO-s, është dhe mbetet tek bllokimet e ligjeve ku me anë të amandamentimit të ligjeve ku disa ligje ne rastë të miratimit u japin të drejta shumë më shumë shqiptareve se sa postet qeveritare.
Psh, me miratimin e disa ligjeve për barabartësi mes maqedonve dhe shqiptareve janë ligji për Guverenatorin Shtetror,përdorimi i gjuhës Shqipe edhe në banktotat e monedhës së letres dhe të matalit e jo vetem aty ku janë mbi 20% por ne të gjitha institucionet shtetrore si në Armat,Sherbim të Intelegjenës,Polici,Dogana dhe në gjitha instancat e larta shtetrore ne simbole,çështje shumë e rëndesishme është regjistrimi real i popullsisë,pastrimi i listave të maqedone të vdekur që ne zgjedhje bëhen të gjallë që nuk janë numër i vogël mbi 300 mijë dhe shqiptaret të cilet janë të gjallë e nuk mund ta gëzojn të drejten as për sherbim shëndetsor se për pjesmarrje në votim që hiq nuk kan gjasë të gëzojn shkaku i fshirjes apo mos regjistrimi i tyre ne librat e gjendjes civile e shumë e shumë probleme që kanë shqiptaret e nuk lejon qëllimisht pala maqedone ti zgjidh. Këto kerkesa dhe jo vetem kerkesa por janë kushte për të jetuar të barabart maqedonet dhe shqiptaret dhe nëse as VMRO nuk e pranon kerkesen e BDI kjo do të jetë veshtir dhe nese jane marrë vesh partit maqedone qe mos të bëhen bashkë mes vete partit maqedone ksaj here e as mos me dhënë perkrahje kerkeses së BDI-s dhe si taktikë e partive maqedone që ti vie rradha BDI-s,për fomimin e qeverisë së re ktu presin partit maqedone që BDI të heqë dorë nga kerkesa për një kryeminstër shqiptar ose vendi të shkonë prapë në zgjedhje të parakohshme dhe të vinë në shprehje ndryshimi i numrave të matematikës politike.

In : Aktuale

Loading...
loading...