A do te ketë procedurë disciplinore për policin që përdhosi flamurin shqiptar në Kumanovë?
Medai Shaholli
Sipas zv/ ministrit të Punëve të Brendshme Astrit Iseni, do të hapet procedurë disciplinore për policin që përdhosi flamurin shqiptar në Kumanovë!
Edhe pse disa media proqeveritare të afërta me VREDl-n e vonuan publikimin e lajmit për skandalin me flamurin shqiptar për gati dy orë, lajmi kishte marre dhenë dhe nuk mund të mbahej më pa u informuar opinioni.
Që skandali të dukej më i butë media pro VRED-it sajuan zbutjen e skandalit përmes zv/ ministrit Iseni, i cili vjen nga VRREDl, ku tha se do të ketë masë disciplinore për policin që baltosi flamurin shqiptar.
Le të shohim sesi do veprojë ligji i “drzhavës” kur tashmë ai veproi ndaj shqiptarëve që dogjën flamurin e “drzhavës”, në ditën e Pavarësisë dhe të flamurit shqiptar, ku ata tashmë janë paraburgosur dhe sesi do të procedohet me policin maqedon që plandosi përtokë flamurin shqiptar!
Atëherë, kush e destabilizuaka “drzhavën” me provokime të këtij lloji, shqiptarët apo komitët e Mickos që kanë marrë hov pas ardhjes në pushtet?
Nëse ndodh që polici maqedon nuk ndëshkohet si ata shqiptarë që dogjën flamurin maqedon, ahere ligji qënkësh në “duart e Maliqit” që sillet si mëmë për maqedonët dhe si njerkë për shqiptarët!
Pra, nëse polici maqedon dhe ata kopilçinjat e Prilepit që xhiruan gomat e makinës mbi flamurin shqiptar ia hedhin paq pa u ndëshkuar, pyetja që shtrohet natyrshëm është : A ishte ky ndryshimi që premtoi VREDI se do të vinte nëse shqiptarët do t’i votonin ata?
Sot përgjegjësia bie mbi VREDl-in, pasi ata kanë marrë rolin e përfaqësimit të shqiptarëve në pallatin e bardhë pranë koalicionit qeverisës, ku pritet të shihet nëse do të veprojë ligji për të gjithë njëlloj apo do të veprohet si gjithmonë ndryshe për qytetarë të privilegjuar dhe dhe ndryshe me qytetarë të dorës së dytë si trajton drzhava minoritetet!