A do të ketë valë të re të Kovid 19? Ja çfarë thotë Filipçe

Minsitri i shëndetësisë Venko Filipçe nuk pret një valë të re Covid. Thotë se vaksinimi po jep efekt.

“Unë mendoj se nuk duhet të ketë një valë të fortë, por kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet të jemi të kujdesshëm dhe duhet të monitorojmë situatën. Natyrisht, vaksinimi bën të vetën. Procesi po jep efekt e kjo është vërtetuar në qytetet ku spitalet nuk janë të mbingarkuara. Dhe nëse njerëzit e vaksinuar infektohen, sëmundja ka një formë më të butë, kjo vërehet në vendet e tjera ku mbulimi me vaksinim është mjaft i lartë.”,- u shpreh ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.

Të hënën do të diskutohet për masat shtesë, që përfshijnë hyrje në ambiente të mbyllura vetëm për personat me dy doza vaksinimi, në përputhje me rekomandimet e KSI-së.

In : Aktuale

Loading...
loading...