A do të mbyllen kufijtë e Kosovës? Ja çfarë thotë Zemaj

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës Armend Zemaj tha se autoritetet kompetente në vend po shqyrtojnë të gjitha opsionet për t’u marrë me valën e re të pandemisë Covid-19, duke përfshirë kthimin e masave më kufizuese.

Zemaj në një intervistë për portalin “Arbresh.info” tha se ndër masat në shqyrtim për shkak të numrit në rritje të të infektuarve me koronavirusin e ri janë mbyllja e kufijve dhe kufizimi i lëvizjes në vendet që preken më shumë nga Covid-19.

Sidoqoftë, tha ai, gjithçka varet nga vlerësimi i situatës epidemiologjike nga institucionet kompetente.

“Masat e tilla si mbyllja e kufijve, kthimi i personelit shëndetësor në pikat kufitare, kufizimi i numrit të pjesëmarrësve në ngjarje të ndryshme, kufizimi i lëvizjes në zonat më të prekura, si dhe disa masa të tjera, janë konsideruar dhe do të veprohet në pajtim me situatën epidemiologjike në vend”, tha Zemaj.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...