A do të riparohet anësorja e Drinit të Zi!

Ndërhyrja riparuese nuk po ndodh në bordurat e Drinit të Zi, pavarësisht se është thënë disa herë se do të fillojnë punimet sanuese që do të ndalin degradimin. Vitin e kaluar në një pjesë të rrjedhës së Drinit të Zi, si rezultat i rrezikshmërisë për këmbësorët, u ndalua për qarkullim, ndërkohë po atë kohë Këshilli Komunal mori vendim që të ndërhyhet me prioritet në atë pjesë, por deri tani gjendja vazhdon të jetë si më parë, shkruan gazeta KOHA. Ndërkohë kur u pyet për bordurat e shkatërruara dhe të degraduara të anës lindore të kësaj shëtitore  Mustafa Zabzuni kryetari i komunës nënvizoi se Drini i Zi, si një pasuri e Strugës shfrytëzohet nga kompania ELEM, e cila sipas komunikimeve që kemi pasur me drejtorin e saj, kemi marr garancën që ata do të kontribuojnë për sanimin e anësores së shkatërruar të Drinit të Zi. Zabzuni saktëson se tashmë për këtë ndërhyrje janë caktuar ekspertë nga Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe në momentin e parë që projekti të jetë gati, do t’i prezantohet ElEM-it për financim.

”Ndërhyrja këtu është specifikë dhe do të duhet të kryhet nga kompani të specializuara në mënyrë që të mos rrezikohet rrjedha e Drinit të Zi. Projekti do të jetë i përgatitur me gjasë deri në fund të muajit, ndërkohë pa humbur kohë do caktohet tenderi në mënyrë që në muajin qershor kjo pjesë e shkatërruar e anësores së Drinit të rregullohet”, deklaroi ai. Ky degradim, përveç se rrezikon planimetrin e shëtitores së Drinit të Zi, është një nga pamjet e para negative që Struga turistike u ofron turistëve, një shtrat-lumi në shkatërrim e sipër dhe i harruar. Prej kohësh qytetarët struganë po ngrenë shqetësimin se në pjesë të caktuara të mureve anësore (bordurave) të Drinit të Zi përskaj shëtitores në qendër të qytetit, mungojnë gurët e skalitur, ndërsa në disa pjesë ka zhvendosje të murit, të cilin rrezikon Drini ta marr me vete. Ky fenomen shkatërrues nga dita në ditë po zgjerohet, duke sjellë degradim të theksuar, sidomos në drejtim të Spitalit të qytetit, ku në shumë pjesë mungojnë gurët. Ndërkohë, një pjesë e gurëve tashmë kanë përfunduar në shtratin e lumit, por nuk përjashtohet mundësia që disa edhe të kenë përfunduar në rrethojat e mureve të qytetarëve të pandërgjegjshëm. Pavarësisht arsyeve që kanë sjellë këtë situatë, struganët e kontaktuar nga KOHA, thonë se autoritetet nuk duhet të lejojnë degradimin e mëtutjeshëm, por duhet të ndërhynë dhe renovojnë pjesët ku bordurat shfaqen me probleme. Muret anësore të Drinit të Zi dhe vetë shëtitorja me dy nivele pranë tij janë ndërtuar në vitet 60 dh 70, duke i dhënë Strugës një pamje që shumë qytete do ta dëshironin. Lumi Drini i Zi viteve të fundit shpesh herë ka ngjallur debate se kush duhet të kujdeset për të, pushteti vendor apo Ndërmarrja ELEM që menaxhon prej vitesh këtë lum për prodhimin e energjisë elektrikeStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...