A do të shkojë Gruevski në burg, Apeli vendos?

Gjykata e Apelit në Shkup sot do të vendos lidhur me ankesën e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski për aktvendimin gjyqësor “Tanku” të Prokurorisë Speciale për furnizimin me “Mercedesin” luksoz në vlerë prej 600 mijë euro, informon INA.

Lidhur me këtë vepër Gruevski si nxitës për kryerjen e kësaj vepre u dënua me 2 vite burg, ndërsa ish-ndihmës ministri i brendshëm, Gjoko Popovski me 6 vjet e 6 muaj. Në këtë rast gjykohet edhe ish-ministrja e brendshme Gordana Jankullovska, por në një proces të ndarë për shkak të lindjes së një fëmije.

Gjykata e Apelit për sot shtyu seancën e djeshme, për shkak se nuk ishin paraqitur Gruevski dhe avokatët e tij, pasi që në të njejtën kohë në Gjykatën penale po zhvillohej seanca gjyqësore për rastin shuplakat për Zhernovskin në Komunën Qendër, ku ndër të akuzuarit po ashtu është Gruevski si nxitës i veprës.(INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...