Qytetarët në Maqedoni janë në pritje të korigjimit të çmimit të Kartonit të Gjelbërt, pasi që gjatë regjistrimit të makinave të tyre, kostoja për këtë është e papërballueshme, informon INA.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve dhe Ministria e Financave ende analizojnë se cili do të ishte çmimi i korrigjuar për kartonin e gjelbër.
Sipas kryetarit të ekspertëve të Agjencisë, Klime Popovski, qëllimi përfundimtar është të arrihet liberalizimi i çmimeve të auto-përgjegjësisë, por Ministria e Financave e ka fjalën e fundit. Uljen e çmimit të kartonit të gjelbër, për udhëtime jashtë vendit e paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev. Deri tani çmimi i Kartonit të gjelbërt shkon deri në 90 euro për një vit, që është shumë shtrenjtë në krahasim me vendet e tjera të rajonit.