A do t’i rrisë pandemia çmimet e biletave ajrore?

E gjithë Europa është mbërthyer nga vala e dytë e pandemisë, duke bërë që shumë shtete të vendosin masa kufizuese në lëvizjen e lirë. Por, si do të jetë ky fundvit? A do të ketë ndonjë relaksim të situatës në transportin ajoror me rastin e festave të fundvitit? Përgjigjen e jep drejtori i aeroportit “Nënë Tereza” në emisonin E-ZONË, Costandin Von Alvensleben.

Por një krizë kaq e thellë në transportin ajror pritet të shoqërohet edhe me rritje të çmimeve, pasi pandemia të mbarojë.

“Çmimet e biletave janë të ulta dhe konkurruese, pasi kompanitë ajrore po përpiqen të stimulojmë kërkesën e ulët këto kohë. Dhe kjo do të vijojë për aq kohë se do të jetë pandemia. Kur pandemia të mbarojë dhe unë shpresoj të mbarojë ne mesin e vitit tjetër, ne do të shikojmë një rritje të çmimit të biletave, pasi kompanitë do të përpiqen të mbulojnë humbjet e shkaktuara. Gjithsesi TIA do të jetë në mbështetje të pasagjerëve, nëpërmjet nxitjes së konkurrencës në linjat ajrore, që do të shërbejë si një amortizim i presionit që do të vijë nga rritja e çmimit të biletave.”

In : Aktuale

Loading...
loading...