A e dini se pse muaji shkurt në çdo katër vjet i ka 29 ditë?

Sot është data 29 shkurt dhe kjo ditë i shtohet muajit shkurt çdo të katërtin vit. Por pse kjo ditë shtesë në kalendar? Në 2024 kemi një ditë shtesë në muajin shkurt, si pasojë e barazimit të kalendarit Gregorian me sistemin diellor, përcjell TV21. Një orbitë komplete e tokës rreth diellit kryhet për saktësisht 365.25 ditë, apo 365 ditë e 6 orë, por kalendari Gregorian llogarit vetëm 365 ditë në vit dukë bërë kështu që 6 orët e grumbulluara brenda 4 viteve t’i shtojnë një ditë të plotë në kalendar që ora dhe kalendari të sinkronizohen me orbitën e tokës rreth diellit. Nëse ndodh që kjo ditë shtesë në çdo katër vjet të largohet nga kalendari, me kalimin e kohës do të ndikojë në ndryshimin e stinëve, respektivisht do të kemi dimër në maj.StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...