A është “BESA” e shqiptarëve?

Skënder Skënderi

​Kjo dilemë e kamotshme po dëshmohet me veprimet e kësaj lëvizje politike të cilën nuk ja dimë udhëheqësin e vërtet, babaxhanin. Kjo strukturë politike e përbërë nga disa lloj xhemati të ndryshëm, shoqata të shumta, kuptohet që të gjitha të financuara nga lindja, përbëjnë një tërësi nën emrin Lëvizja Besa, e cila nën maskën e idealeve kombëtare arriti të korr rezultat në zgjedhjet e 11 dhjetorit të vitit të kaluar. Nëse i merë veç e veç ti analizosh eksponentët e kësaj lëvizje, nuk arrin të gjesh ndonjë me një të kaluar kombëtare. Të gjithë ne i njohin ata nëpër lagjet dhe qytetet tona.

​Qëndrimet politike të Lëvizjes Besa!

– Ideja e Aleancës për Shqiptarët e plasuar gjatë 20 ditëve kampanjë për unifikimin e qëndrimit shqiptarë, kundrejt faktorit politik maqedonas, nga ana e partisë fituese shqiptare, e që rezultojë që BDI të jetë ajo për arsye se shqiptarët i dhanë ajsa 10 mandate, nuk u pranua ky unifikim nga Lëvizja Besa, me arsyen se nuk takohen me BDI-në dhe Ali Ahmetin (duke mos pranuar verdiktin e shumicës së shqiptarëve), si pasoj e axhamillëkut u deshtë që kryeministri Rama ti ulë në një tryezë në Tiranë, për ta realizuar atë unifikim të nevojshëm për shqiptarët. Si pasoj e këtij lazdrimi politik, Besa i dha një “argument” regjimit antishqiptar dhe antiperëndimor, për ta arsyetuar uzurpimin e pushtetit.StrugaLajmStrugaLajm

– Me bllokimin e transferimit të qetë të pushtetit, Lëvizja Besa bëri “gabime” tjera, kryetari i saj deklaronte se kjo situatë mund të tejkalohet me një qeveri teknike, apo qeveri të zgjeruar, për çudi, këto kërkesa i konfirmonte VMRO-ja, e çudia të jetë më e madhe, na doli edhe ideja e takimit të liderëve (Përzhino 3), ide po ashtu e VMRO-së e konfirmuar edhe nga Ivanovi.StrugaLajm

– Lëviza Besa i dha nënshkrimet kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev, për të dëshmuar shumicën parlamentare përpara Ivanovit, por çfarë ndodhi. Kryetari i VMRO-së Gruevski fluturoj për në Maltë, përmes Stambollit, aty ai takoi autoritetet turke (edhe pse është vetëm kryetar partie dhe deputet) ata si mbështetës të vetëm të regjimit autoritar i premtuan atij mbështetje, çudia është se nuk është pritur që Lëvizja Besa do jetë ajo që do “bashkohet” me VMRO-në. Rasti më flagrant ishte mos votimi i kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferin. Këta axhami, ju bashkuan me mos votim deputetëve të VMRO-së si dhe plotësuan kërkesat e huliganëve maqedonas që ishin po ashtu kundër kësaj zgjedhje. Të gjithë shqiptarët nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria dhe diaspora ishin për zgjedhje e Talat Xhaferit kryetar të Kuvendit të Maqedonisë, kuptohet për këtë ishin edhe e tërë bota perëndimore, të cilët do ta përshëndesin zgjedhjen e tij, që nga SHBA-të, BE-ja e shumë vende tjera. Pra të gjithë ne, me një anë, Lëvizja Besa bashkë me VMRO-në në anën e huliganëve.

– Largimi nga Kuvendi, për këtë u hap një polemik e madhe, pa nevojë them unë. Është e kuptueshme që njerëzit të kenë frikë, për këtë nuk duhet fajësuar askush. Secili duhet ta dijë hallin e vet. Halli nuk është pse ikën, po pse nuk votuan. Ditën kur të gjithë duheshe të jenë së bashku për tu ndesh me TË KEQEN, për të cilën na folët aq shumë gjatë kampanjës, por ditën kur duheshe të vepronit, nuk e mbajtën besën, apo siç do të shpreheshit, nuk e mbajtët amanetin.
Sa do që të keni pare, portale, dhe media, përmes të cilave manipuluar shqiptarët e ngatë, tani ata më e njohën të vërtetën, nuk ka më dilema. Ju nuk jeni BESA e shqiptarëve, por e dikujt tjetër.

 


Loading...
loading...