A I KUJTON BRE DIKUSH TË BURGOSURIT QË NË KËTO TEMPETATURA TË ULTA PLAS EDHE GURI

Shpëtim Pollazhani

Burgu famëkeq i Idrizovës është ndërtuar nga vetë të burgosurit, nga vitet ’50 të shekullit të kaluar; shumica e atyre që e ndërtuan i lanë eshtrat aty.
Megjithëse janë shpenzuar qindra milionë Euro për modernizi të tij; nuk ka ndryshuar asgjë.
Sipas normave kushtetuese të vendit dhe atyre ndërkombëtare, të burgosurve u shkilen gjithë të drejtat.
Të burgosurit vishen dhe ushqehen me paratë e veta! U merret e drejta e kalorive të garantuara me ligj (dikush i han ato kalori). Të mos flasim për hapësirën, kujdesin mjeksor, diskriminimin gjatë faljeve…, sigurinë në vendin e punës…!

Përgjegjësia për gjithë këto shkelje bie mbi gjithë ata që paguhen për mbrojtjen e të drejtave të njeriut si:StrugaLajm

  • AVOKATI I POPUULLIT
  • Drejtoria pë zbatim të sanksioneve në RM.
  • Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut(Shkup).
  • Komisioni për të Drejtat e Njeriut pranë OSBE(Shkup).
  • Komisioni për të Drejtat e Njeriut pranë BE(përfaqësia në Shkup).
  • Komisioni ose Rrjeti kundër diskriminimit.
  • Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
  • Qendra për të Drejtat e Njeriut(Shkup).
  • Përfaqesues të Drejtës Nërkombëtare për të Drejtat e njeriut(Shkup).
  • Akademia; Instituti për të Drejtat e Njeriut (Shkup).
  • Organizata – të Drejtat e njeriut dhe Mbrojtja shëndetësore( Shkup).
  • Zyrar Regjionale për të Drejtat e Njeriut…, janë edhe disa dhjetëra institute dhe organizata që merren me të drejtat e njeriut…
    Ku janë!!!???
    Shoqata e ish të burgosurve politikë kërkon nga institucione kompetent të vendit që të formohet një KOMISION (edhe me përfaqësues të Shoqatës), i cili do ti vizitojë burgjet në MV!
    Nga ky aktivitet të dalë një Raport i detajuar, i cili do të ndihmonte në përmirësim të kushteve nëpër burgjet e vendit!
    Mos harroni se, edhe të burgosurit janë njerëz; kanë të drejtat e tyre, kanë fëmijë, familje dhe familjarë!
    Të burgosurit nuk kërkojnë asgjë më shumë se ç’u takon!

Shkup, 08.02.2023( temperatura e mbrëmshme -10° C).
Shoqata e të Burgosurve dhe të Dëmtuarve Politikë Shqiptarë- kryetar, Shpëtim Pollozhani.








Loading…


loading…