BLENDI PETROL
AktualeOpinion

A JEMI SHOQËRI DEPRESIVE?-Muhamet BOROVA

Muhamet Borova
Sa mire do të ishte sikur të mendojmë se prej këtij “momenti për mua nis një fillim i ri “ dhe në “botën time” çdo gjë do të jetë mirë.Sa mirë do të ishte kur çdo buzëqeshje e gojës do ta gezonte edhe zemrën.Sa mirë do të ishte kur shteti do të krijonte ambient kur të gjithë do të kishin mendime pozitive.

Realizimin e dëshirave të këtilla munden ta bëjnë mendjet e mëdha, ato që kanë dashuri,dituri,sinqeritet dhe aftësi për ta drejtuar shtetin.Nga mënyra si mendojnë qytetarët,duket edhe mënyra e jetës së tyre. Çdo ditë i dëgjojmë fjalët se këtu asgjë nuk ndryshon,çdo gjë po shkatërohet,për të rinjtë nuk ka ardhëri ,nuk jetohet me këto rroga, nuk ka nismë të re! Sa më shumë që flitet për reformat, morali bëhet më i ulët.Të gjithë politikanët që premtojnë,bëhën robër të premtimeve. Dëgjohen vetëm premtimet e tyre,kurse populli hesht. Heshtja është rezultat i gjendjes së stresuar nga papunësia,rrogat e ulta, problemet ekzistenciale, pashpresë për ardhmërinë,brenga për fëmijët, mungesa e energjisë jetsore.

Pra,jemi miqësuar me depresionin dhe veprojme si shoqëri depresive (latin.depressere: i shtypur poshtë) gjendje ku njerezit ballafaqohen me sindromin e lodhjes kronike.
Të gjitha ideologjit partiake u treguan se janë vetëm mendime konceptuale që i ndanë njerëzit edhe në aspektin social, shumica e varfër dhe një pakicë e pasur. E largojnë atë që vjen,kurse e mbajmë atë që duhet të largohet. Kur dukuritë jo të moralshme përsëriten vazhdimisht ,ato fillojnë të bëhen vyrtyte. Kjo ndodhë kur shoqëria bëhet depresive.
Qytetarët zhvillojnë jetë rutinore; duke degjuar gjëra banale, nuk mund ti tejkalojnë problemet krucialale. Ne shoqërinë tone vetëm improvizohet, prandaj ekziston frika që të ndërmeren aktivitete të cilat shoqërinë do ta drejtojnë kah suksesi.Në shoqërin depresive del se më të lumtur janë ato: që nuk kanë lindur!

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button