A MUNDET TË REZISTOJ SELA DHE KASAMI?

Xhevdet Nasufi/Strugalajm.com

Politika shqiptare që nga qeverisja e PDSH-së me në krye Arbër Xhaferin në fokusin e vet braktisi iden e integrimit të shqiptarëve në sistemin shtetërorë të Maqedonisë si kusht për integrimin e shtetit në NATO dhe BE. Bile, këtë ide në sesionin e rregullt Maqedoni-BE për asocim-stabilizimit në Bruksel në vitin 2001(bashkryesusë të sesionit ishte autori i këtyre rreshtave dhe Reinhard Priebe) e hodha publikisht . Ideja hasi në kundërshtim vetëm te përfaqsuesit e delegacionit të Maqedonisë nga radhët e LSDM-së ( atëher LSDM participonte në Qeverin e zgjëruar pas luftës)dhe te televizionit A1 (vet Zot. Pribe e admiroj iden pa verejtje ). Ideja konsistonte në nevojën imediate që atëher u aktualizua edhe nga lufta, që së pari shqiptarët të integrohen në nivelin e popullit shtetbërës të Maqedonisë,e pastaj Maqedonija në NATO dhe BE.
Sela dhe Kasami në shiqim të parë aktualizojn po të njejtën ide,ama svidat kundër saj në këtë moment jan të pakalueshme,bile siç na flet moskonsekuenca shqiptare në politikë,kjo është edhe e pambëritshme.Ideja e Seles dhe Kasamit për të kushtëzuar mbështetjen për miratimin e ndryshimeve kushtetues është e paarritshme për shum arësye : Së pari,ata jan opozitë e pafuqishme në numra, ama edhe si minoritet, mund të deligjitimohen politikisht poqese shprehin konsistencë gjer në fund.Bile, mund të delegjitimojn politikisht edhe përkrahësit e vet; Së dyti,Sela dhe Kasami nuk mund të përballojn presionin ndërkombëtar përëndimor dhe gjeostrategjin përëndimore,por as presionin e Tiranës dhe Prishtinës me paternalizmin e tyre jo rrall të rrejshëm të trashëguar nga komunizmi; Së treti,mundësia e etiketimit të shqiptarëve si antiintegrues antinato dhe antiamerikane përball krcnimeve ruse, është kafshatë e pakapërdishme për çdo shqiptar.
Dhe në fund,ideja e kushtëzimit për të përkrah ndryshimet kushtetuse ndërlidhet me detyrimin qi e kanë patur për shum vite, më së pari Ahmeti,Thaçi dhe tani edhe Gashi(jan pjes e qeverisë) të cilët këtë detyrim kombëtar ta bënin në kohën dhe mënyren e duhur,që pastaj tu bashkangjitej edhe Sela e Kasami.Kështu të ndarë edhe për çështje madhore me rëndësi strategjike kombëtare,vështir arrihen benefitet kombëtare. Zaevi në mënyren më elegante të mundshme po“gëlltit” jo vetëm partit shqiptare,por edhe interesat etnike shqiptare.
Politikbërja jonë së pari, nuk mund të amnestohet për anashkalimin e idesë madhore që integrimet të lidhen me shteformimin e shqiptarëve e legjitimuar me Marveshjen e Ohrit.Por krahas tyre, as maqedonasit si nëshkrues e as ndërkombëtarët si garantues nuk mund të amnestohen nga pjesa e tyre e përgjegjësisë.
Në rrethana të këtilla,Zaevi edhe më leht do e “gëlltit” opoziten shqiptare.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...